Vepro për Arsim më të Mirë!

Fëmijët janë e ardhmja e vendit. Së bashku mund ta bëjmë arsimimin e tyre më të mirë. Arsimi është në dorën time. Prandaj unë e mbështesë dhe nënshkruaj këtë Zotim për Veprim!

Ndryshimi ketu

Nese deshironi te mbroni kete kauz..

[your signature]

Deri tani:

1,968 Persona

mbështesin fushatën për arsim më të mirë në Kosovë!

Zotim për Veprim të Përbashkët

Si qytetar i Kosovës unë zotohem për të ardhmen e fëmijëve tanë. Fëmijët dhe rinia janë pasuria jonë më e madhe, prandajduhet të sigurohemi që të ju ofrohen mundësitë që meritojnë.
Sot, sidoqoftë, sistemi arsimor i Kosovë është duke u sfiduar që të shfrytëzoj këtë potencial të madh. Vetëm një rini e shkathtë mund të zhvilloj ekonominë dhe të krijojë një perspektivë për të ardhmen.

Kjo mund të ndryshoj vetëm nëse Qeveria e Kosovës e bën arsimin prioritet numër një. Kjo do të thotë rritje e buxhetit për arsim drejt arritjes së një niveli të ngjashëm të shpenzimeve me mesataren e shpenzimeve publike për arsimin në vendet e OBEZh-it. Rritja e këtij buxheti publik do të përdoret për plotësimin e nevojshëm të kornizës ligjore dhe për të rritur cilësinë e arsimit në Kosovë:

[emailpetition id="1"]

Për mësimdhënie të mirë duhen mësimdhënës të mirë. Për të promovuar mësimdhënësit dhe për të fuqizuar shkathtësitë e tyre duhet të ofrohen trajnime profesionale dhe mësimdhënësit
duhet të inkurajohen për të marrë pjesë.

Për mësimnxënie të mirë duhen tekste të mira shkollore. Nxënësve u duhen tekste të reja dhe cilësore shkollore, për të plotësuar kërkesat e kurrikulës së re.

Për shkolla të mira duhet përfshirja e të gjithëve. Të fuqizojmë angazhimin e komunitetit në këshillat drejtuese të shkollave për të monitoruar dhe ofruar llogaridhënie për cilësi më të mirë në arsim.

Sistemet e mira dhe gjithëpërfshirëse shkollore përfshijnë të gjithë fëmijët. Prandaj nevojitët një ekip profesional mbështetës në secilën shkollë për të ju ofruar mbështetje të gjithë fëmijëve, pavarësisht nivelit të cënueshmërisë apo grupit të margjinalizuar që i përkasin.